Sorry, no posts matched your criteria.

“Dy popuj që kanë sakrifikuar për liri!” – Lajm i mirë, edhe Siria njeh Kosovën!

Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja Vjosa Osmani, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se marrëveshja është arritur në Riad, falë mbështetjes së Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

“Sot në Riad arritëm marrëveshjen përmes së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë,” – ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës ka theksuar se kjo njohje shkon përtej aspektit formal diplomatik, duke e cilësuar si një njohje të sakrificës së brezave që luftuan për liri.

“Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj, kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë,” – ka deklaruar Vjosa Osmani.

Pavarësisht se Kosova po kalon një moment të komplikuar në politikën e saj të brendshme, duke mos krijuar dot ende qeverinë e re, njohja e saj nga Siria vjen si një hap i rëndësishëm në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, dhe në zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me vendet e Lindjes së Mesme. Me njohjen nga Siria, tashmë Kosova njihet nga 120 shtete në mbarë botën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com