Dua Lipa zbulon arsyen pse u detyrua të linte duhanin menjëherë
Dua Lipa ka hequr dorë nga pirja e cigareve në një përpjekje për të përmirësuar shëndetin e përgjithshë. Aktualisht ajo është në mes të turneut të saj botëror “Future Nostalgia” dhe në kulmin e karrierës muzikore.
“Kam pasur laringit dhe kjo më bëri të lija duhanin një muaj më herët se sa ishte menduar. Por unë e bëra atë dhe jam përmbajtur, unë e kam këtë gjurmues zakonesh në telefonin tim ku çdo natë shënoj të gjitha gjërat e mira që kam bërë për trupin tim dhe gjërat që kam bërë për veten time”, tha Dua.
Ajo thotë se tani ka vënë re një përmirësim drastik në shëndetin e saj, pasi tani po konsumon ushqim të shëndetshëm dhe po bën ushtrime për të mbajtur veten në formën më të mirë të mundshme gjatë turneut.