Dështojnë Maroon 5, albumi i fundit shet 18 mijë kopje
Albumi i tetë i Maroon 5, “Love Is Like” ishte këtë javë në vendin Nr. 36 në Billboard 200 në SHBA.
Ka raporte shqetësuese se albumi më i fundit nga grupi rock fitues i tre çmimeve Grammy, i udhëhequr nga Adam Levine, ka shitur vetëm 18 mijë kopje.
Në platformën sociale X, fansat u habitën se si Maroon 5 që dikur kanë shitur mbi 135 milionë disqe mund të përjetonin një rënie të tillë, pavarësisht se në albumin “Love Is Like” kanë përfshirë emra të njohur si Lil Wayne, Lisa, Sexyy Red, dhe Marshmello.