Sorry, no posts matched your criteria.

Deklaroi origjinën greke për vota në Eurovision? Ja çfarë thotë Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovision me këngën “Karma”.

Gjatë një interviste së fundmi, ajo tha se performancën në Rotterdam e konsideron më të rëndësishmen në karrierën e saj, ndërsa tregoi se këngëtari me të cilin ka më shumë miqësi është artisti shqiptar Gjon’s Tears, që do përfaqësojë Zvicrën.

Anxhela Peristeri tha se shpreson që të kalojë në finale dhe se shtetet nga të cilat ajo pret më shumë pikë janë ato fqinje, si Greqia e Zvicra, duke shtuar se nuk mërzitet nëse “Karma” nuk vlerësohet.

Gjithashtu, këngëtarja foli edhe për deklaratat e saj mbi origjinën greke dhe tregoi nëse i bëri për të marrë më shumë pikë në Eurovision.

“Mesazhet e dashura dhe të mira nga njerëzit janë më shumë se sa mesazhet e ‘patriotëve’. Stërgjyshi im ka pasur origjinë greke. Ne nuk zgjedhim origjinën, por mund të zgjedhim atdheun dhe vendin që do të jetojmë,”– tha Anxhela Peristeri.

E bëre për pikë për Eurovision?”– e pyeti Arjan Çani.

“Unë e kam deklaruar dhe në Greqi në emisionet kur shkoja që jam shqiptare. Sepse atje kur më thërrisnin në television më prezantonin si “këngëtarja greke” dhe gjithmonë e qartësoja këtë gjë, që jam shqiptare, kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri dhe kam punuar 7 vjet në Greqi. Është problem se vjen këtu të thonë greke, shkon atje shqiptare. Hall i madh, nuk e di ku të jesh. Gjithsesi unë jam shqiptare sepse nëse do isha greke do thosha jam ‘greke’,”– u përgjigj ajo.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com