Sorry, no posts matched your criteria.

Dashuria që sfidon vdekjen: John Travolta i dedikon një këngë bashkëshortes së ndjerë

Kanë kaluar tashmë 5 vite që kur Kelly Preston, bashkëshortja e aktorit John Travolta u nda nga jeta, ama dashuria e tij për të është ende e fortë si në ditën e parë.

Aktori i famshëm ka publikuar një këngë të shkruar posaçërisht për gruan e tij të ndjerë, në ditën që do të shënonte 62-vjetorin e saj.

“Kam regjistruar këtë këngë për Kellyn dhe dua ta ndaj me ju në ditën e saj të lindjes. Gëzuar ditëlindjen Kelly, të duam shumë!” – shprehet John në postim, me një foto të dashurisë së tij shoqëruar nga kënga. Pjesë e postimit kanë qenë edhe 2 fëmijët e çiftit, Ella 25 vjeç dhe Ben 14 vjeç.

“Do të të dua si askush më parë, në shi apo në diell.” – thotë një nga frazat e këngës.

“Në shi apo në diell, të lumtur bashkë, të palumtur bashkë, tashmë nuk është më bukur. Ditët mund të jenë me re apo me diell, me para apo pa para, por unë do të jem gjithmonë me ty, me ty në shi apo në diell” – vazhdon dedikimi i aktorit të famshëm. Kujtojmë se Kelly Preston dhe John Travolta kanë filluar të takohen me njëri-tjetrin në vitin 1987 dhe martesa e tyre zgjati thuajse 30 vite. Ish-modelja dhe aktorja e më shumë se 60 filmave e programeve televizive u nda nga jeta në korrik të vitit 2020 kur ishte 57 vjeç, pasi luftoi për 2 vite me kancerin në gji.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com