Sorry, no posts matched your criteria.

Dakota Johnson ishte e frikësuar se mos e thërrisnin në gjyqin e Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe jo pa shkak!

Dakota Johnson nuk dëshiron të ketë aspak të bëjë me situatën ligjore të ish-partnerit të saj Johnny Depp. Në një intervistë për “Vanity Fair”, Dakota tha se i lutej Zotit të mos përfshihej në betejën e tyre ligjore dhe të mos thirrej për të dëshmuar në gjyq.

“Unë thashë: “Për Zotin, pse? Pse jam përfshirë në këtë? Nuk e mbaj mend fare këtë, por të lutem, më largo nga kjo. Mos e lër këtë të shkojë më tej. A mund ta imagjinosh, oh, zot, sikur të më thërrisnin në tribunën e dëshmitarit?” 

Së fundmi u bë viralë një video e titulluar “Momenti i saktë që Dakota Johnson e dinte që Amber Heard ishte e dhunshme ndaj Johnny Depp”. Në video, e cila nuk ishte pjesë e provave të përdorura nga trupa gjykuese, Depp dukej se i tregonte gishtin e lënduar Johnson-it ndërsa ata po promovonin ‘Black Mass’ në ‘Festivalin e Filmit në Venecia’ 2015. Gjatë gjyqit, Depp dëshmoi se gishti i tij ishte prerë nga Heard gjatë një zënke që kishin në Australi në mars 2015. 

“Nuk mund ta besoj që njerëzit po e shikojnë [gjyqin] sikur të ishte një shfaqje”, tha ajo për revistën. “Është si një dramë në sallën e gjyqit dhe zemra ime thyhet. Është kaq, kaq, kaq çmenduri. Njerëzit janë kaq të çuditshëm. Interneti është një vend i egër.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com