Sorry, no posts matched your criteria.

Dafina Zeqiri tregon simptomat që po vuan nga Covid-19

Dafina Zeqiri, këngëtarja e famshme, është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë vetë të ditur këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj të Instagramit.

Dafina është karantinuar në shtëpi së bashku me partnerin e saj, Dj Geek. Ashtu siç dukej edhe nga foto thuhet se ata kanë simptoma të lehta të virusit.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në InstaStory një foto ku shkruan:

“Zyrtare… S’mund të ndiej  asgjë”, duke lënë të kuptohet se tanimë si pasojë e infektimin e koronavirus ka humbur dhe nuhatjen.

Kujtojmë se pak kohë më parë Dafina ju nënshtrua dhe një operacioni të vështirë në gju, për të cilin ju deshën gati 5 javë që të rikuperohej. Ajo ndau me ndjekësit në Instagram video nga ky moment i vështirë, teksa të githëve ju tërhoqi vëmendjen Dj Geek që i kishte qëndruar pranë në çdo moment e madje i kishte bërë edhe gjilpërat Dafinës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com