Cila është tema që më në fund bashkoi Kate Middleton dhe Meghan Markle?
Pas shumë vitesh tensionesh në distancë e batutash të hedhura me qëllim, duket se Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë arritur të jenë dakord me njëra-tjetrën në diçka.
Pavarësisht mijëra kilometrave distancë mes tyre, 2 gratë më të përfolura të Familjes Mbretërore Britanike bien në të njëjtin mendim për një temë shumë të rëndësishme: mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet e teknologjisë, nga Inteligjenca Artificiale dhe smartphone-t.
Dukesha e Sussex së bashku me Princin Harry ishin prezentë në eventin “Project Healthy Minds” për të mbështetur projektin që mundëson mbrojtjen e fëmijëve nga bota digjitale. Ishte pikërisht Meghan ajo që foli për nevojën e krijimit të hapësirave online më të sigurta e njerëzore për fëmijët. Kujtojmë se Harry dhe Meghan kanë 2 fëmijë, Archie dhe Lilibet.
Nga ana tjetër, në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet esesë “The Power of Human Connection in a Distracted World”, Kate Middleton shpreh shqetësimin e saj për përdorimin e tepërt të smarphonë-ve nga fëmijët.
“Fëmijëria duhet mbrojtur, jo të përshpejtohet!” – shkruan Princesha e Uellsit, duke ftuar kështu prindërit të mos bien pre e presionit digjital.
Kate Middleton thotë se asnjë nga 3 fëmijët e saj George, Charlotte e Louis nuk kanë aktualisht një smartphone.
Të jetë ky rast, një mundësi për një projekt të përbashkët mes Kate dhe Meghan dhe një afrim më i madh mes familjeve? Le të shpresojmë…

