Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë po ndodh midis Teas dhe Beartit/Mos vallë lidhja e tyre pësoi një krisje?!

Tea dhe Bearti janë një nga çiftet më të komëntuar të shoëbizzit për shkak të mënyrës si u krijua lidhja e tyre.

Në fillim të gjithë e dinin se Tea dhe Andi ishin të dashuruar me njëri-tjetrin, madje bënë një dalje spektakolare nga “Për’puthen”, derisa u zbulua se e gjitha ishte një lojë e krijuar nga këto të dy.

Një foto e publikuar nga Tea dhe Bearti vunë në dijeni të gjithë se ky është çifti i vërtetë.

Mirëpo, Tea ka pasur ditëlindjen dhe asnjë foto apo urim nga Bearti nuk u duk gjëkundi!

Por së fundmi ata udhëtuan drejt Turqisë, për të kaluar disa pushime. Tean dhe Beartin i shoqëruan edhe mamaja e motra e këtij të fundit, si dhe motra e Teas dhe shoku i saj i ngushtë.

Duket se ata ishin nisur me qëllimin për të festuar ditëlindjen e Teas, mirëpo s’e dimë ç’ka ndodhur papritur dhe jo vetëm që ditëlindja nuk është festuar, por dyshja nisi të hedhi thumba e mesazhe me nënkuptim në rrjet.

Fillimisht, Tea tregoi në InstaStory që nuk ishte e lumtur dhe nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara.

Ndërkohë në asnjërin prej postimeve të saj s’u pa Bearti, që supozohej të ishte gjithë kohës me të.

Më tej, Tea publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur.”

IshteBearti, i cili publikoi në InstaStory këtë:

“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë.”-ishin fjalët e tij.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com