Çfarë ndodhi me Jasminën? Ish- konkurentja e “Përputhen” përfundon në spital
Ditën e djeshme, Jasmina Kadriu publikoi në Instagramin e saj një video e cila i ka shqetësuar shumë ndjekësit e saj.Ajo shihet që është e e shtruar në spital me një serum në dorë.Krahas videos, Jasmina shkroi: “Se di ç’bëhet kështu”, duke e shoqëruar postimin me emojin e simbolit të “syrit të keq”.
Në një video të mëparshme, ajo shihet në makinë së bashku me Ola Zenelajn, një tjetër ish-konkurrente, me të cilën Kadriu ka miqësi prej disa vitesh.Të dyja vajzat duken të lumtura dhe të qeshura teksa kanë realizuar videon në makinë duke kënduar gjatë udhëtimit të tyre.
Mirëpo, nuk dihet se çfarë ka ndodhur që gjendja shëndetësore e Jasminës u përkeqësua, pasi ajo vetë nuk ka ndarë detaje të tjera.