“Big Brother VIP” nis së shpejti, ja disa nga emrat që përfliten se do të jenë pjesë
Tashmë nuk ka dyshime që edicioni i radhës i “Big Brother” do të nisë në dhjetor (më datë 20) dhe do të jetë i formatit VIP, pavarësisht se në muajt e kaluar u aludua që do të rikthehet versioni i personave të panjohur, apo edhe versioni “esktrem” i një edicioni që do të bënte bashkë fituesit e BB ndër vite.
Ky lajm, që u zyrtarizua pasi faqa zyrtare e Top Channel publikoi promon e një prej programeve më të ndjekura ndonjëherë në Shqipëri, gëzoi shumë fansat të cilët e shprehën emocionin e tyre nëpërmjet mesazheve në rrjetet sociale.
Një element tjetër i lënë mister për “Big Brother VIP” ishte edhe ai i moderimit të spektaklit. Pavarësisht se në fundin e edicionit të kaluar, nëpërmjet disa deklaratave të dyshimta të vet Ledionit u la të kuptohej sikur ai nuk do të ishte më në drejtimin e formatit VIP, këto ide janë hedhur poshtë, pasi moderatori shumë i dashur për publikun e ka ndarë në profilin e tij në Instagram promon e programit, ku në fakt ai është bërë “tag” nga Top Channel. Kjo nuk lë më vend për dyshime.
Ato që janë ende me pikëpyetje janë emrat e personazheve që do të futen në shtëpinë më të famshme në muajin dhjetor, pasi ende nuk ka emra të konfirmuar (jozyrtarisht) 100%. Gjithësesi, një listë e përbërë nga disa emra të përfolur nga burime të ndryshme është ajo që do të listojmë më poshtë, me disa figura në zë të momentit nga fusha e artit dhe e televizionit, por edhe disa të tjerë të cilët e kanë pasur “kulmin” e tyre në një periudhë tjetër.
Ja lista e disa emrave të mundshëm:
– Renee Reffo (content creator)
– Robert Aliaj Dragot (këngëtar)
– Sabina Mete (gazetare sporti)
– Ina Pashollari (moderatore).
– Niki Delijorgji (modele)
– Hilda Kërtalli (content creator)
– Loree (këngëtare)
– Kristi Lamaj (këngëtar)
– Ardit Murataj (moderator)
– Juxhin Plovishti (aktor) Vitmar Basha (këngëtar)