“Bëra gjithçka që të funksiononte por…”- Kim rrëfehet për ndarjen nga Kanye
Kim Kardashian ndau disa informacione të reja për ndarjen e saj nga Kanye West.
Gjatë finales së sezonit të “The Kardashians”, ajo foli për vendimin e saj për të lënë reperin 45-vjeçar, duke thënë se askush nuk e di se si ishte martesa e saj në të vërtetë.
“Unë e respektoj që askush nuk erdhi tek unë gjatë martesës sime dhe të më thotë: ‘A je mirë?’ Të gjithë më lejuan ta bëja udhëtimin tim dhe të vendos vetë, e vlerësoj këtë.
Nëse njerëzit do ta dinin se si ishte marrëdhënia ime në të vërtetë, unë mendoj se do të thoshin: “Si vazhdoi kjo kaq gjatë?”, tha Kim.
“Por unë jam e qetë me veten time duke e ditur se kam bërë gjithçka që është e mundur nga ana njerëzore për ta bërë një situatë të funksionojë, dhe kështu mund të largohem plotësisht pa faj.”