3 problemet që shmangni duke qëndruar në diell
Vitamina D, e njohur ndryshe si vitamina e diellit, është një ndër vitaminat më të rëndësishme në trupin e njeriut. Duke qenë esenciale për shëndetin, mungesa e saj, mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin duke shkaktuar problemet e mëposhtme: Ndikon në shfaqjen e depresionit: Mungesa e ekspozimit në diell, i cili është edhe burimi kryesor i vitaminës D ndikon drejtpërdrejt në mos-oksigjenimin e trurit dhe mund të jetë shkak për shfaqjen e problemeve me depresionin dhe çrregullimeve afektive sezonale (trishtimi dimëror). Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru përmes receptorëve të tyre për Vitaminën D. Ndikon në shfaqjen e kancerit kolorektal: Studimet e ndryshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D mund të çojë në shfaqjen e kancerit kolerektal, njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë ose rektumit. Ndikon në shfaqjen e dhimbjeve të kockave dhe dobësisë muskulare: Vitamina D nxit përthithjen e kalciumit në lukth dhe mbajtjen e tij në nivele normale në gjak bashkë me parathormonin (PTH) duke mundësuar kështu mineralizimin normal të kockave. Kur Vitamina D mungon mund të çojë drejt miopatisë, e cila shoqërohet me dobësim dhe dhimbje të muskujve. Duke qenë se vitamina D lehtëson përthithjen e fosfateve dhe kalciumit, mungesa e saj mund të çojë në deformime të strukturave kockore.
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck puthje të nxehta në jaht
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vijojnë pushimet në Capri me një super jaht luksoz për të hfestuar 52-vjetorin e lindjes së këngëtares. Çifti është fotografuar teksa shkëmbenin puthje pasionante gjatë mbrëmjes së kaluar në Nerano të Italisë. Jennifer shihet e ulur në prehrin e të dashurit të saj duke buzëqeshur, ndërsa Ben i dhuron një puthje në qafë. Më pas çifti shkëmbejnë puthje pasionate në buzë,dhe duken më të dashuruar se kurrë.
Orinda zbulon sesi e mori vesh gjininë e vajzës: Turi ma bëri surprizë
Orinda dhe Turi janë duke shijuar fëmijën e tyre të parë. Çifti ndan pothuajse çdo ditë me ndjekësit momente nga përditshmëria me Atarën e cila ka zbukuruar jetën e tyre. Ditën e sotme, për të parën herë Orinda ka zhvilluar një pyetësor të shkurtër me ndjekësit e saj. Përmes tij ajo ka zbuluar se gjatë kohës që ishte shtatzënë nuk dëshironte ta zbulonte gjininë e fëmijës, por Turjani ja ka bërë surprizë për ditëlindje. Gjithashtu Orinda ka publikuar dhe një foto, që duket se është shkëputur nga surpriza që Turi ka përgatitur për të zbuluar gjininë. “Gjininë e kemi pasur në analizë që 11 javëshe, por unë nuk kam dashur ta di, derisa ma bëri surprizë Turjani për ditëlindje. Të ishte për mua do e lija ta zbuloja në lindje”, ka treguar Huta.
Këshilla sesi të kalojmë një fundjavë edhe larg plazhit
Një javë me stres dhe lodhje na sjell dëshirën që të kemi një fundjavë si një “oaz në shkretëtirë”, por në vend që të pushojmë merremi me punët e shtëpisë apo ndonjë festë duke u lodhur edhe më shumë.Ka shumë
A do të martohej me një djalë pa pasuri? Ja përgjigja e Leit
Lei Kraja së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale mjaft interesantë me të githë ndjekësit e saj. Mbrëmjen e djeshme moderatorja e njohur ka gjetur pak kohë për të gjithë fansat e saj duke ju dhënë mundësinë të zbulojnë më
Aristela dhe Mevlani çift, çudit Ledjana me reagimin e saj
Aristela dhe Mevlani i surprizuan të gjithë ditën e djeshme pasi u shfaqën bashkë në të njëjtin shtrat. Mevlani postoi në rrjete sociale një foto ku ata shfaqen duke pozuar në shtrat bashkë teksa ai e ka mbështetur kokën në
Luana Vjollca pezullon të gjithë koncertët e saj, zbulohet arsyeja
Luana Vjollca duket se këtë verë ka anuluar të gjithë koncertet e saj. Pas këtij vendimi, fshihet një arsye shumë e madhe dhe e rëndësishme sipas saj. Ditën e sotme fansat e Luanës, kanë zbuluar se ajo po punon për
Ushqimet që mundin stresin
Një mënyrë e shijshme dhe efektive për të zvogëluar stresin sugjeron një studim të ri që rekomandon konsumimin e shumë ushqimeve sesa një grup specifik. Karakteristikat anksiolitike të një diete të pasur me fruta dhe perime nënvizohen nga kërkimi i ri
Fotot hot në jug të vendit, Ledina Çelo zbulon kush fshihet pas tyre
Ledina Çelo ka ngritur temperaturat duke publikuar në rrjetet e saj sociale foto me anë të të cilave tregon se është në super formë fizike. Këngëtarja prej disa javësh është kthyer nga Gjermania dhe po shijon pushimet në jug të Shqipërisë,
Mevlani dhe Aristela çift? Dyshja poston foto nga shtrati
Aristela dhe Mevlani prej pak kohësh po përfliten për një lidhje mes tyre. E ftuar në "Abc e Pasdites" Aristela i mohoi thashethemet duke thënë se ata kanë marrëdhënie shoqërore.Mirëpo një foto e postuar nga Mevlani i ka nxitur sërish