
Aurela Hoxha e “pushtuar” nga trëndafilat e kuq
Pak ditë më parë, Aurela Hoxha po festonte ditëlindjen e saj dhe mbushi plot 36 vjeç.
Si në çdo ditëlindje nuk mund të mungonin dhuratat, por ajo që vumë re ishte se të gjithë njerëzit e saj të afërm i kishin dhuruar trëndafila të kuq. Aq shumë sa shtëpia e saj duhet të jetë mbushur plot. Të paktën kështu na ka treguar ajo përmes postimeve e ndoshta dhuratat e tjera nuk i ka bërë publike. Megjithatë mes kaq shumë buqetave me lule ne jemi kuriozë se cilën prej tyre i ka bërë partneri.



Prej shumë kohësh, Aurela është zhvendosur në Spanjë teksa po shijon jetën e saj e lumtur.
Aty ajo ka ngritur një biznes, pasi ka krijuar linjës e saj të brendshmeve.