Arjola e zhgënjyer nga Fifi: Nuk më bën sens dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit
Gjatë spektaklit të së martës të “Big Brother VIP” hyri në shtëpi këngëtarja e njohur, Fifi, e cila kishte për të surprizuar Monikën.
Teksa e priti Monikën nën tingujt e këngës “Diell”, Fifi dhe aktorja kaluan disa momente emocionuese duke u çmallur me njera-tjetrën.
Ajo u takua gjithashtu me banorët e tjerë të mbetur në shtëpi por duket se takimin me të përzemërt e pati me Donaldin, ku i tregoi dhe tatuazhin “Filoqyl”.
Edhe më herët për Vit të Ri ajo i ka folur atij nga studio dhe e ka inkurajuar.
Mirëpo, mesa duket e gjithë kjo situatë dhe afrimitet midis Fifit dhe Donaldit Arjolës i është dukur e papritur.
Në një bisedë me Einxhel ajo shprehet se “nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin”. Ajo shprehet se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet e saj më të vështira.
“Një gjë që më bën shumë habi është dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit. Fifi ka pasur dikë shumë më afër se ç’ka patur Donaldin. Nëse do Monikën, duhet të mbështesësh Monikën.”