Sorry, no posts matched your criteria.

Disney prezanton një pamje të re për Minnie Mouse, pa fustan

20:54, 28/01/2022A+AaA

Disney ka zbuluar një pamje të re pë Minnie Mouse.

 Domethënë, ajo për herë të parë do të “shfaqet” në publik pa një fustan të kuq, që ishte marka e saj dhe do të veshë një kostum.

Disneyland Paris ka njoftuar se do të veshë një kostum blu të dizajnuar nga Stella McCartney për të festuar 30 vjetorin e punës së Minnie. \

Festa do të zhvillohet në muajin mars, i cili është shpallur Muaji i Historisë së Gruas.

“Minnie ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Ajo është autentike dhe frymëzon njerëzit në mbarë botën. Përveç kësaj, ajo ka një stil të shkëlqyeshëm. Pamja e saj e re është përshtatur me vlerat e epokës moderne”, tha McCartney.

Megjithatë, disa njerëzve nuk u pëlqen ndryshimi në mënyrën e të veshurit.

“Bravo, Disney. Ti e ktheve Minnie Mouse në Hillary Clinton”, shkroi një përdorues në Twitter.

“Ju po promovoni me forcë vlerat moderne. Personazhi i Minnie është pothuajse njëqind vjeç. Tani ai ngjan më shumë si Mickey”, është gjithashtu një nga komentet.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com