Sorry, no posts matched your criteria.

Arjan Konomi tregon eksperiencën e frikshme: Për pak humba krahun, përjetova një situatë të llahtarshme

Para disa ditësh Arjan Konomi njoftoi nga dhoma e spitalit se kishte pësuar një aksident dhe kishte plagosur krahun.

Së fundmi ai ka zhvilluar një “live” në TikTok dhe ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur gjerësisht. Konomi tregoi se ishte rrëzuar nga kali në ditën e tretë të vizitës në Jordani. Arjani u shpreh se aksidenti ka qenë tepër serioz dhe se ai ka rrezikuar të humbasë krahun.

“Rënia nga kali thonë që është shumë e rrezikshme. Unë rashë në shkëmb me brryl. Ishte vërtet e tmerrshme sepse pas rënies kocka e brrylit çau mishin e trupit, doli jashtë dhe e kisha kockën jashtë, gjaku lau rrobat, u bë një pellg dhe nuk pushonte. Një situatë e llahtarshme. Më pas më çuan në qendër shëndetësore dhe gjatë gjithë rrugës më binte të fikët, më kujtoheshin filmat që kemi pas parë. Aty e tërhoqën dhe fort pjesën e parakrahut, por problem ishte që venat ishin këputur dhe nuk kisha më puls. Më pas më çuan në spitalin e kryeqytetit në Amman, spitali më i mirë privat atje. Bënë grafi dhe thanë krahun me shumë mundësi e ke humbur, megjithatë do shikojmë gjatë operacionit”- u shpreh Arjan Konomi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com