Sorry, no posts matched your criteria.

Arbenita rrëfen shqetësimin e saj gjatë shtatzënisë

Arbenita dhe Fero së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Ishte Fero ai, i cili zbuloi gjininë e bebes: Ato do të bëhen me një vajzë.

Arbenita ka ndarë një shqetësim tepër të madh me ndjekësit e saj.

Nëse konsumon sado pak ujë, asaj i duhet të qëndrojë vetëm në tualet dhe kjo është një torturë për modelen.

Fero ka treguar se ata kanë qenë gjithmonë gati për t’u bërë prindër dhe se në fillim mendonte se do të bekoheshin me një djalë.

“Nuk e kam pritur që do të ishte vajzë, por tashmë jam i lumtur që është vajzë. Në fillim prisja djalë, por kam folur me shumicën e njerëzve që janë bërë prindër dhe më kanë thënë që vajza është më e dashur për prindërit”, u shpreh reperi.

Ai tregoi se në fillim nuk e kishte besuar lajmin e shtatzënisë së Arbenitës, por me kalimin e kohës është mësuar me këtë fakt. Ndërsa Arbenita tha se në fillim të shtatzënisë kishte pak komplikacione si gjithë gratë shtatzënë, por më pas gjithçka kaloi.

“Po e kaloj shumë mirë si periudhë. Në fillim kam pasur pak komplikime me të vjellat, kam humbur pak peshë, por në trisemestrin e tretë gjithçka është në rregull, tashmë po presim vetëm të vijë dita. Është shumë ndjenjë e veçantë, por dua të përjetojë atë momentin kur të lindë dhe ta kem në krahë se ai është moment i paharruar në jetë”, tregoi Arbenita.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com