Sorry, no posts matched your criteria.

Arbana Osmani zbulon se kur do të nisë “Big Brother Vip 2”

Arbana Osmani është një ndēr moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar dhe Big Brother është formati që i ka dhënë karrierës së saj suksesin më të madh. Kurioziteti se kur do të rikthehet Arbana në ekran, tashmë si mami e 3 fëmijëve, është shumë i madh.

Teksa bisedonte me ndjekësit e Instagramit, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në InstaStory, moderatores i shkruajti dikush:

“Ta bëj atë pyetjen që ke një jetë që e dëgjon?- që sigurisht i referohej Big-ut.

Bëhej fjalë për rinisjen e programit më të fiskutuar të ekranit shqiptar. “Big Brother VIP 2” do të nisë në fund dhjetori.

Pra, edhe kësaj here mbrëmjen e Vitit të Ri do ta kalojmë “së bashku” me banorët e BBV 2 në ekran.

Janë aluduar prej disa muajsh emra që mund të futen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri këtë edicion të dytë, megjithatë nuk ka ende asgjë të konfirmuar.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com