Anxhela Peristeri mbushi plot 35 vjeç/Ja kush e uroi i pari
Këngëtarja e famshme, Anxhela Peristeri, sot ka pasur ditëlindjen dhe ka mbushur 35 vjeç. Ajo e ka zbuluar moshën pa e patur kompleks fare.
Anxhela ka marrë qindra komente nga miq e fansa të saj, të cilët i urojnë ditëlindjen dhe fitoren në “Eurovision”. Ndërkohë në një lidhje telefonike me “Radio Tirana”, këngëtarja ka treguar se e para që e ka uruar për ditëlindjen ishte nëna e saj. Gazetari e ngacmoi më tej nëse kishte marrë urim nga ndonjë person tjetër, por Anxhela nuk zbuloi asgjë.
Ajo tregoi se ka organizuar një festë të vogël me miq të saj, që kanë kaluar Covid-19. Anxhela tha se nuk e mërzisin kurrë ditëlindjet, por përkundrazi është e lumtur që jetoi një vit më shumë.