Angelina Jolie akuzon Brad Pitt për dhunë në familje
Aktorja akuzoi Brad Pitt e saj për dhunë fizike ndaj djalit e tyre adoleshent, Maddox. Në një debat të vitit 2016 në një avion privat, thuhej se Pitt në gjendje të dehur ka goditur djalin e tyre, akuza të cilat aktori i mohoi. Pas një hetimi nga FBI-ja dhe Departamenti i Fëmijëve dhe Familjeve i Qarkut Los Angeles arritën në përfundimin se diçka e tillë nuk kishte ndodhur.
Gjyqi i ardhshëm i Brad dhe Angelina do të përcaktojë kujdestarinë e fëmijëve të tyre dhe ndarjen e pasurisë. Divorci i tyre ka qenë i ashpër, pasi Pitt ka kërkuar kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të mitur, ndërsa Jolie ka kërkuar kujdestarinë e plotë.
Jolie dhe Pitt janë prindër të 6 fëmijëve, Madoxx , 19 vjeç, Zahara, 16 vjeç, Pax, 17 vjeç, Shiloh, 14 vjeç, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 12 vjeç. Aktorja e ‘Maleficent’ bëri kërkesën për divorc nga Brad Pitt në Shtator të 2016-ës, duke përmendur ndryshime të papajtueshme, pas dy vitesh martesë dhe 12 viteve së bashku.