Amber Heard flet për komentet negative në rrjet gjatë gjyqit: E padrejtë
Amber Heard është shprehur së fundmi se urrejtja që mori në rrjete sociale gjatë betejës ligjore kundër Johnny Depp ishte një “përfaqësim i padrejtë” i çështjes në mediat sociale.
Mbështetja për aktorin e “Pirates of the Caribbean” ishte shumë më e madhe se ajo për Heard në mediat sociale gjatë gjyqit, ku shumë mbështetës të Depp drejtonin kritika të rënda ndaj saj dhe besueshmërisë së saj.
“Nuk më intereson se çfarë mendon për mua apo çfarë gjykimesh doni të bëni për atë që ndodhi në privatësinë e shtëpisë sime, në martesën time, pas dyerve të mbyllura. Unë nuk supozoj se një person mesatar duhet t’i dijë këto gjëra. Dhe kështu nuk e marr personalisht. Por edhe dikush që është i sigurt se unë e meritoj gjithë këtë urrejtje dhe vitriol, edhe nëse mendon se po gënjej, prapë nuk mund të më shikosh në sy dhe të më thuash që mendon se në mediat sociale ka pasur një përfaqësim të drejtë. Nuk mund të më thuash se mendon se kjo ka qenë e drejtë.”-u shpreh ajo në një intervistë për NBC.