Alvisa e “Përputhen” publikon foto me të dashurin e ri
Alvisa ishte një nga konkurentet e Përputhen e cila u vu më së shumti në qëndër të vëmëndjes për shkak të trekëndëshit të historisë së krijuar me ish-të dashurin e saj i cili u bë pjesë e emisionit dhe djalit që Alvisa po njihte Bashkimin.
Alvisa dhe Bashkimi dolën së bashku nga “Përputhen” edhe pse lidhja e tyre përfundoi pak kohë më vonë.
Mesa duket Alvisa ka hedhur hapa të rinj në jetën e saj.
Ish-konkurentja e “Përputhen”, ka gjetur dashurinë në krahët e një mashkulli tjetër identitetin e të cilin nuk e ka bërë publik.
Ajo ka postuar disa foto së fundmi, ku duket se po shijon disa ditë pushime në qytetin e Barcelonës. Por ajo çfarë ra në sy ishte fotoja me një mashkull misterioz në të cilën Alvisa shkruan “të dua”.