Alban Ramosaj paralajmëron diçka të re: Gëzuar…
Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj, pasi fitoi në “Kënga Magjike 2021”, paralajmëroi të gjithë fansat e tij se do të ketë projekte të reja.
Ditët e fundit ai ka udhëtuar drejt Stambollit, ku mund të jetë duke punuar edhe për këngët e tij të reja.
Këngëtari ka ndarë në rrjete sociale disa foto të tij dhe përmes tyre ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë diçka të re.
“Mbrëmjet në Stamboll. Gëzuar për gjërat që po vijnë”, ka shkruar Albani përkrah fotove pa dhënë shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.