“Abortoi fëmijën dhe iku”, Getinjo rrëfen të vërtetën e adoleshencës së tij
Getinjo, reperi i njohur, ka qenë i ftuar së fundmi në “5 datat” në “Prive”.
Ai ka folur më shumë për jetën e tij private dhe të pathënat deri më sot.
Para shumë vitesh, ai publikoi këngën e tij “Ajo 2011”, ku mori dhe famën më të madhe. Kjo këngë paska qenë e bazuar në histori reale të Getinjos.
Reperi u shpreh se në këngë ai tregon historinë e dashurisë me një vajzë, e cila mbeti shtatzënë
“Është e bazuar në histori të vërtetë. Vetëm shokët e mi të ngushtë e dinë dhe bëjnë shaka shpesh me mua dhe më thonë imagjino të vijë një fëmijë të thotë ti je babai im. Atë vajzën nuk e kam parë më kurrë, ka ikur jashtë vendit me gjithë familjen. Ajo e ka abortuar fëmijën nga informacionet që kam. Këtë këngë e kam bërë vetëm për t’ia çuar asaj jo për ta publikuar. Kënga doli pa pëlqimin tim nga studio ku e kisha regjistruar”, rrëfeu Getinjo.