Sorry, no posts matched your criteria.

“A ke qenë ndonjëherë e fejuar”/ Fifi flet për jetën private

Fifi u ka kushtuar pak kohë ndjekësve të saj në Instagram, të cilët i bënë pyetje nga më të ndryshmet në lidhje me jetën private. Së fundmi, një ndjekëse e ka pyetur artisten nëse janë të vërteta thashethemet se ajo ka qenë e fejuar.

 “Zot i madh! JO! Deri më sot jam tregu shumë transparente dhe me pas qenë do e kisha than për këtë më besoni… po e theksoj s’kam qenë dhe s’është në horizont ajo ngjarje iherë”, u përgjigj Fifi, duke i sqaruar një herë e mirë të gjithë.

Mirëpo, pyetjet personale nuk përfunduan këtu. Një tjetër i shkroi këngëtares “Kur ka qenë hera fundit që ke dalë në takim me një çun?”.

Fifi shkroi “Në 2018”, shoqëruar me emoji duke qeshur me lot. Dikush tjetër i kërkoi artistes emrin e të dashurit e për këtë pyetje pikante Fifi tha: “Ufff… m’vune n’siklet”.

E pyetur nëse fama ndokon shumë në jetën e saj personale, këngëtarja shkroi “Ufff… patjetër që ka ndiku dhe do ndikojë… fatkeqësisht, ndodh që jemi edhe femra dhe nuk e luajmë dot rolin e të pabindurës (sidomos rasti jem që dashurohet).

As nuk gënjejmë dot si meshkujt me fjali të tipit ‘s’ta hap dot telefonin se jam me çunat dhe kam punë’ ndërkohë vetëm ajo s’është e vërtetë.

Pastaj vazhdojmë te pjesa tjetër që dun të jenë me ty për emrin, mbase për lekun, mbase për famën, mbase për krenari, mbase se të shohin si trofe…

Kështu që po e dashur ka ndiku dhe do ndikojë ta bëj mbase zgjedhjen e duhur!”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com