Princi William ka filluar të dashurojë një hobi të Kate Middleton që dikur e quante “të çmendur”
Princi William dhe Kate Middleton janë martuar prej 14 vitesh tashmë, kështu që nuk është aspak e çuditshme që përveçse t’i njohin mirë hobit e njëri-tjetrit, edhe t’i pëlqejnë ato, sado të rralla të jenë.
Në fakt, flitet se Princi i Wellsit ka filluar ta “dashurojë” një hobi aventurier të bashkëshortes së tij, pavarësisht se më parë e shihte atë si diçka të çmendur.
Sipas “Daily Mail”, William ka filluar të rikonsiderojë tashmë notin në mot të ftohtë, një hobi që ju “prezantua” nga Kate.
“Hezitoj dhe bërtas shumë kur sapo futem në ujë, por tashmë e dashuroj. Pas këtij procesi ndihesh shumë mirë.” – është shprehur Mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo ka ardhur si një surprizë për të afërmit e Kate dhe William si dhe për mediat, pasi në një intervistë të vitit 2023, princi e kishte konsideruar këtë hobi një çmenduri të vërtetë.
Nga ana e saj, nxitësja e këtij pasioni të ri Kate Middleton shprehet se në fakt ajo i pëlqen të gjithë sportet.
“Personalisht, më pëlqen shumë të notoj kudo që të jetë. Por në përgjithësi i dua të gjithë sportet.” – është shprehur Kate, e cila ka habitur fansat e familjes mbretërore, se në fakt më shumë i pëlqen të bëjë not në të ftohtë.
“Sa më i ftohtë uji, aq më mirë është. Dashuroj të notoj kështu!” – rrëfen Kate, e cila nuk e ka problem nëse është duke rënë shi apo është natë, elementë këto që shqetësojnë princin. Por mesa duket, tashmë që ky sport ekstrem u pëlqen të dyve, ata mund ta ushtrojnë bashkarisht jo vetëm si një hobi, por edhe si një aktivitet të mirë për shëndetin.