Sorry, no posts matched your criteria.

Adelina Ismaili, 40 vite në skenë për ikonën e muzikës shqiptare dhe një Medalje Presidenciale

Mbrëmja e djeshme ka shënuar kurorëzimin e një karriere të gjatë dhe shumë të suksesshme, për një artiste të dashur kudo ku ka shqiptarë, Adelina Ismaili. Në një koncert madhështor siç vetëm ajo di të mbajë, Adelina ka festuar kështu 40 vite në skenë, mes emocionesh, trofesh e performancash që kanë thyer tabu, të cilat vazhdojnë të mbeten në mendjen e fansave të saj.

Me arenën e tejmbushur të koncertit të saj, ku Adelina këndoi shumë nga këngët hit ndër vite por edhe të reja, publiku u emocionua duke dëgjuar “Do të bëhemi milionerë”, “Ku ma ke”, “Sajzeza”, “S’jam Sex Bombë” e shumë të tjera, të cilat u shoqëruan edhe me video të artistes ndër vite, atje ku i kishte performuar për herë të parë.

Por si për të t’i dhënë vlerësimin e duhur një karriere të tillë dhe një artisteje që ka frymëzuar breza të tërë për të ndjekur rrugën e muzikës, ka qenë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani që i ka akorduar asaj një Medalje Presidenciale të Meritave në fushën e artit dhe të kulturës.

Në një ceremoni të improvizuar para koncertit, Osmani ka ndarë me publikun disa fjalë vlerësimi për Ismailin, duke e cilësuar atë një “diva” që ka dhënë shumë për muzikën shqiptare. Një medalje kjo që është një burim krenarie për Adelinën, e cila ja dedikon atë mamasë së saj që nuk jeton më. “Këtë Medalje të Meritave për art dhe kulturë ia kushtoj nënës sime, asaj që më lindi, rriti dhe formësoi si artiste. Më mungove shumë mam. Uroj të jesh krenare mes engjëjve. Nga thellësia e shpirtit falenderoj Presidenten time, Presidenten e zemrave tona për këtë nder jetësor.” – shprehet Adelina në një postim në profilin e saj në Instagram, ku ka ndarë edhe një foto të medaljes.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com