“Backstreet Boys” ft Taylor Swift?! Ftesa e drejtpërdrejtë për këngën që “do të trondisë planetin”
Gjatë një interviste “rastësore” të kryer në dalje të aeroportit të Los Angelesit ditën e djeshme, anëtari i grupit ikonik “Backstreet Boys”, AJ McLean ka shprehur një dëshirë që tingëllon sa e çuditshme, aq edhe interesante: ftoi këngëtaren e rekordeve Taylor Swift të bashkëpunojë me grupin.
Shkaktar i kësaj ideje ka qenë një miks muzikor që është bërë viral në rrjetet sociale, ai mes këngës “Everybody” të “Backstreet Boys” dhe këngës “Elizabeth Taylor” e Taylor Swift.
Së fundmi, AJ ka postuar një video në profilin e tij në TikTok duke kënduar pikërisht me këtë miksim në sfond, e sigurisht nuk ka munguar reagimi i këngëtares britanike.
“Oh, përshëndetje AJ. Oh Zot!” – ka shkruar ajo, dukshëm e emocionuar, pasi njihet prej kohësh si një fanse e zjarrtë e grupit të djemve që kanë rrëmbyer zemrat e miliona fansave anembanë botës që në fund të viteve ’90.
Muajt e fundit, rikthimi i “Backstreet Boys” është pritur shumë mirë dhe turi i tyre në “The Sphere” ka korrur shumë sukses. AJ ndihet shumë falenderues dhe e vlerëson këtë periudhë të grupit si një rilindje, madje ndjen se janë më të fuqishëm se dikur.
Ajo çka do ta bënte edhe më të magjishëm këtë moment, ndoshta do të ishte një bashkëpunim me Taylor Swift, që sipas AJ do të “trondiste planetin”.
“Po, e di që ajo është fanse e ‘Backstreet Boys’, por dhe ne jemi fanse të saj. E dua shumë edhe për mënyrën sesi është sjellë me vajzat e mia kur e kemi ndjekur në koncert. Do të ishte e mrekullueshme nëse do të ngjitej në skenë me ne, për një bashkëpunim. Mendoj se kjo gjë do të ‘trondistete planetin’.” – shprehet AJ, duke ftuar fillimisht Taylor Swift në një nga koncertet e tyre të radhës, që të mund të shijonte atmosferën. Pavarësisht se shumë njerëzve mund të mos i kishte shkuar ndërmend, por një bashkëpunim i mundshëm mes “Backstreet Boys” dhe Taylor Swift, vërtetë që do të ishte një shenjues rekordesh të reja.