Sorry, no posts matched your criteria.

(video) Rekord pas rekordi botëror, peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja surprizon sërish

Pas dominimit të saj në Kampionatin Europian për të rinj në peshëngritje, që u zhvillua pak ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku ajo vendosi 6 rekorde të reja europiane, peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja vazhdon të shkëlqejë sërish në arenën ndërkombëtare.

Këtë herë, sportistja kuqezi ka shkëlqyer në “Lojërat e Solidaritetit Islamik” që po zhvillohen në Riad të Arabisë Saudite, duke vendosur 2 rekorde botërore për të reja në kategorinë e peshës deri në 63 kilogramë.

Në stilin e shkëputjes, Enkileda arriti të ngrejë 97 kilogramë, duke vendosur rekordin e parë botëror. Ajo vijoi paraqitjen e jashtëzakonshme edhe në stilin e shtytjes me ngritjen e 116 kilogramve, duke siguruar një tjetër rekord botëror në këtë disiplinë.

Mes brohorimave të shoqëruesve të saj dhe stafit shqiptar, Carja duket që menjëherë pas 2 rekordeve emocionohet për arritjet mëse të merituara.

Pasi emocioni fillestar është larguar, 17-vjearja shqiptare duket e buzëqeshur në momentet e fotove zyrtare, ku mban në qafë 2 medalje argjendi për arritjet e saj në këtë kompeticion. Përveç suksesit sportiv, Enkileda Carja kishte nderin të ishte mbajtëse e flamurit shqiptar në ceremoninë e hapjes së garave, krahas peshëngritësit tjetër të talentuar Ertjan Kofsha.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com