Një WC e artë në ankand për 10 milionë dollarë, u ideua nga artisti i “bananes së ngjitur në mur”
Plot 10 milionë dollarë do të jetë çmimi i nisjes në ankand, i vendosur për WC-në speciale prej ari 18-karatësh, të krijuar nga Maurizio Cattelan
Kujtojmë se polemika të mëdha u ngritën kur ajo u prezantua në vitin 2016 në New York, për t’u vjedhur 3 vite më pas nga shtëpia e Winston Churchill në Angli.
Këtë herë, objekti i veçantë do të shitet nga “Sotheby’s” gjatë muajit nëntor në një vlerë aspak të zakontë, pasi për herë të pare në hsitorinë e ankandeve, do të shitet me vlerën e arit.
WC-ja, funskionale 100% u realizua nga Cattelan pikërisht në vitin 2016 nga plot 100 kilogramë ar i pastër. Në atë kohë, ajo u vendos në një muze dhe iu bë thirrje të gjithë vizitorëve që të mund ta përdorin sipas nevojave. Ishin më shumë se 100 mijë gjithsej njerëzit që mbajtën radhë për ta provuar eksperiencën e artë, e cila u cilësua si “një intimitet i paprecedentë me një vepër arti.”
Interesant është fakti se në vitin 2018, kur Donald Trump i kërkoi organizatës së veprave të artit që t’i huazonte një vepër të Van Gogh për shtëpinë e tij, ata iu përgjigjën duke i ofruar as më shumë e as më pak… WC-në e artë që quhet “America”.
Versioni që do të dalë në ankand më 18 nëntor është i vetmi aktualisht i kësaj skulpture që ka një peshë prej 101.2 kilogramësh. Çmimi i nisjes do të jetë diku te rreth 10 milionë dollarë, të cilat mund të paguhen edhe me anë të kriptomonedhave.
Kujtojmë se Maurizio Cattelan është po i njëjti person që ideoi “Comedian”, bananen e ngjitur në mur me ngjitës, e cila në ankandin e fundit u shit për 6.2 milionë dollarë.
