“Largohuni nga burrat me shapka me gisht!” – Mos vallë Dakota Johnson e ka me Chris Martin?
Aktorja Dakota Johnson është sërish “single”, e duket se tashmë ka një bindje se cilat janë ato zakone që konsiderohen si flamuj të kuq tek burrat.
Në një video të publikuar nga “Vogue” në ciklin “Pyetje nga kudo”, aktorja e njohur përzgjodhi një zakon që në fakt nuk i pëlqen fare te gjinia tjetër.
“Burrat që veshin shapka me gisht në publik. Ikni me vrap!” – shprehet pa e menduar dy herë aktorja e “Fifty Shades of Grey”, çka ka shkaktuar të qeshura te fansat.
Kjo batutë e Dakotës ka nxitur thashethemet se ajo mund t’i jetë referuar partnerit të saj të fundit, vokalistit të grupit “Coldplay”, Chris Martin. Ata u njohën bashkë në vitin 2017 dhe qëndruan në një marrëdhënie për shumë vite. Në muajin korrik u raportua se çifti ishte ndarë, edhe pse prej asnjërit prej të dyve nuk doli ndonjë deklaratë konfirmuese.
Ndonëse Dakota shprehu se çfarë do të ishte për të një “red flag” në raport me meshkujt, shumë komentues në rrjet e kanë kritikuar atë për veshjet shumë transparente me të cilat preferon të dalë në publik, duke i cilësuar pikërisht një “red flag”.“Nuk më intereson fare. Kam pasur mundësinë të vesh disa nga fustanet më të bukur, ndihem e bukur me to kështu që i kam veshur. Është bukur të veshësh një fustan seksi.” – shprehet e pashqetësuar Dakota Johnson.