Sorry, no posts matched your criteria.

Lutja historike e Mbretit Charles me Papën: Pse Camilla u vesh me të zeza?

Vizita e ditës së djeshme e Mbretit Charles dhe Camilla-s në Vatikan nuk ishte një takim i zakonshëm.

Nga të gjithë është cilësuar si një moment historik, lutja e përbashkët në Kapelën Sistine mes një Pape dhe një kreu të Kishës Anglikanë, ngarje që nuk ndodhte prej 500 vjetësh. Hera e fundit ka qënë në kohën e asaj që quhet reforma anglikane të Henry VIII.

Lutja u drejtua nga Papa Leo dhe nga arqipeshkvi i Yorkut Stephen Cottrell që shoqëroi çiftin mbretëror gjatë vizitës së tyre.

Por një ndër gjërat që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të ndjekësve është veshja në ngjyrë të zezë e Camilla-s. Për këdo që ka pyetur “pse”, përgjigja është shumë e thjeshtë: kështu thotë protokolli i Vatikanit. Ndërkohë që shumë njerëzve mund t’i duket e zeza si një shenjë zie, në fakt gratë që futen në një takim privat me Papën duhet të vishen kështu në shenjë respekti.

Fillimisht ky element bën që të mos lihet Papa “në hije”, që në fakt fokusi të jetë vetëm ai. Veshja formale me ngjyra jo që tërheqin vëmendjen tregojnë respketin ndaj vendit që po vizitohet, por gjithsesi ka edhe raste kur disa princesha apo mbretëresha e kanë privilegjin e të veshurit me të bardha në takim me Papën.

Bëhet fjalë për ato raste kur “vizitoret” janë besimtare katolike, që vijnë nga një traditë katolike. Aktualisht këtë “privilegj” e kanë Mbretëresha e Spanjës, Mbretëresha e Belgjikës, Dukesha e Luksemburgut, Princesha e Monacos si dhe Princesha e Savoiës.

Kjo ishte dhe arsyeja që Camilla u vesh me të zeza, në shenjë respekti ndaj Papës, Vatikanit dhe të protokollit të këtij takimi të veçantë, që u shoqërua nga lutja historike e përbashkët.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com