Sorry, no posts matched your criteria.

A është shqiptare partnerja e re e Eminem? Emri i saj thotë “po”…

Mesa duket reperi i famshëm Eminem ka gjetur një partnere të re, e cila në fakt është pjesë e rrethit të tij prej vitesh.

Burime afër çiftit thonë për TMZ se partnerja e amerikanit është Katrina Malota, një stiliste dhe make up artiste me bazë në Michigan. Hmmm… mos ju tingëllon gjë si me origjinë shqiptare ky emër?

TMZ mëson se Katrina punon prej vitesh krah reperit ikonë, duke u kujdesur për flokët dhe pamjen e tij të jashtme për videoklipet apo setet fotografike.

Kur nuk është pjesë e ndonjë pune që e lidh drejtpërdrejt me Marshall Mathers, Katrina punon në një salon në Birmingham të Michiganit.

Krahas Eminem, ajo ka punuar dhe me artistë të tjerë të famshëm si Snoop Dogg, 50 Cent apo Robin Thicke etj.

Ende nuk ka një informacion të saktë se për sa kohë Eminem dhe Katrina janë bashkë, por kur dëgjon emrin e saj “të flaës shqip”, ne bëjmë edhe më shumë tifo për çiftin. TMZ ka tentuar të kontaktojë Katrinën dhe përfaqësues të Eminem për t’i pyetur për raportin e tyre, por ende nuk ka marrë një përgjigje.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com