Sorry, no posts matched your criteria.

Moderatorja e njohur: U futa në lajme me rroba banjo dhe xhaketë sipër

Teksa rrëfente jetën dhe karrierën e saj në një intervistë përballë Fjodora Fjorës në programin “Çasti i duhur” në Radio Televizionin Shqiptar, moderatorja e lajmeve Eda Elbasani ka treguar edhe një histori komike por edhe të sikletshme njëkohësisht, kur me urgjencë i është dashur të zëvendësojë një koleg të lajmeve që ishte sëmurë.

“Ishte gjatë verës. Ka ndodhur tek lajmet e RTSH1, kur një nga moderatorët ishte sëmurë dhe asnjë tjetër nuk ishte përgjigjur. Unë që e hap telefonin përherë, u përgjigja. U nisa menjëherë nga Durrësi dhe u futa në transmetim.” – tregon duke qeshur Eda Elbasani, që prej vitesh është spikere lajmesh në kanalet e RTSH.

Rrëfimi që bëri kurioz dhe drejtuesen e emisionit, vazhdon me detaje të tjera.

“U futa në transmetim me rroba banjo, me fustanin e plazhit sipër dhe me xhaketë. Madje dhe këmbët i kisha ende me rërë.” –  e mbyll rrëfimin e saj spikerja.

Krahas kësaj historie komike por edhe serioze në të njëjtën kohë, Eda Elbasani ka folur edhe për balancimin e 2 punë-pasioneve të saj njëkohësisht, moderimin dhe stomatologjinë, si dhe për sfidat e rritjes së vajzës në bashkëpunim me ish-bashkëshortin, me të cilin vazhdon të ketë një raport miqësor në të mirë të fëmijës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com