Sorry, no posts matched your criteria.

Cila bëri “unfollow” e para? Kiara i përgjigjet Dojnës, Dojna kundërpërgjigjet…

Rrëfimi i moderatores Dojna Mema pak ditë më parë në intervistën e dhënë në “Mirëmbrëma yje” të Arbana Osmanit, se Kiara Tito e kishte hequr nga ndjekësit e Instagramit pa ndonjë arsye, shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale, me fansat që mbanin anën e njërës apo tjetrës moderatore.

Gjithësesi, pas këtyre ditëve heshtjeje, Kiara ka dhënë një version të sajin të historisë mbrëmjen e djeshme në programin “Groca & Gra” në Top Channel.

“Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si diskutim adoleshentesh.” – ka thënë Kiara për Dojnën, me të cilën kanë qenë kolege dhe shoqe, bazuar edhe në fjalët që shton më tej.

“Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë në një shtëpi. Nëse do ishte kjo merakosje kaq e madhe, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave”

Kiara Tito që këtë sezon është pjesë e “Portokalli” në bashkëprezantim, tha se në fakt shpesh emri i saj përfshihet në komente të tilla apo në thashetheme thjesht për efekt të zhurmës mediatike.

“Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar” – përfundoi fjalën e saj Kiara, duke bërë kështu dhe një akuzë të drejtpërdrejtë për kolegen e saj, se ajo ka krijuar një “konflikt” të tillë të panevojshëm thjesht për të përfituar pak vëmendje.
Por sikur të mos mjaftonin këto, ka qenë Dojna sot që ka replikuar me një “story” në Instagram, ku ka shfaqur një bisedë me motrën e saj, që e njoftonte se Kiara Tito e kishte hequr nga ndjekësit e Instagramit. “Kur më bëjnë një pyetje direkte, qoftë edhe para kamerave, kam mjaftueshëm këllqe për të dhënë përgjigje të drejtpërdrejta. E bëj edhe për rehatinë time se s’më duhet të mbaj mend gënjeshtrat e të përfundoj duke i besuar edhe vet.” – ka shkruar Dojna, duke e cilësuar këtë diksutim në distancë si “të varfër” për ta vazhduar më tej publikisht. Të jetë kjo një “thirrje” indirekte për t’u sqaruar në privatësi? Presim dhe të shohim…


POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com