Arsyeja e fortë e George Clooneyt për t’i kthyer kurrizin Hollywood-it dhe për të jetuar “modestisht” në fermë
Aktori i famshëm George Clooney ka rrëfyer arsyen se përse tashmë i ka kthyer kurrizin Hollywood-it që e bëri të famshëm e shumë të pasur njëkohësisht. 64-vjeçari, i martuar me 47-vjeçaren Amal, me të cilën ka sjelllë në jetë binjakët Alexander dhe Ella në vitin 2017, ka vendosur të vazhdojë jetën e tij familjare larg Los Angeles, në një fermë në Francë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Clooney u shpreh se tashmë fëmijët e tij po e jetojnë shumë më mirë përditshmërinë, larg “projektorëve” të famës.
“Më shqetësonte ideja që t’i rrisja fëmijët e mi në Los Angeles, brenda kulturës hollivudiane. Nuk do doja kurrë që ata të krahasoheshin me fëmijët e personazheve të tjerë të famshëm.” – shprehet aktori.
Ai gjithashtu tha se ndryshe nga kultura amerikane, ajo franceze është diçka tjetër, pasi në Francë “nuk ja ndjen askujt për famën”. Një hap i rëndësishëm ky për familjen e aktorit, që duke njohur edhe anët e errëta të famës, krahas atyre pozitive, ka vendosur të mbrojë fëmijët për një të ardhme sa më të qetë, larg thashethemeve, në një jetë “modeste” në fermë.
