Rozana Radi komenton për herë të parë lidhjen me Mc Kreshën…
“Goca dhe Gra” është rikthyer në ekranin e Top-Channel me një sezon të ri dhe një panel “fringo të ri”. Këtë sezon, pjesë e diskutimeve në studio janë Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Ema Andrea.
Në episodin e parë, një nga temat që mori vëmendje ishte performanca virale e MC Kreshës, ku reperi u duk sikur harroi tekstin gjatë një koncerti live.
Rudina Dembacaj e pyeti Rozanën për MC Kreshën, duke i kujtuar artistes së njohur edhe lidhjen e dikurshme me të dhe reagimi i Rozanës ishte me humor dhe pak ngurrim: “Unë? Si mendon ti, Ori?” – tha ajo fillimisht, duke shmangur drejtpërdrejt përgjigjen.Më pas ajo u shpreh shkurt: “Edhe unë jam me mendimin e Orit që Kresha është një super artist.”
Përtej debatit, panelistet ranë dakord për një gjë: MC Kresha mbetet një emër me peshë në muzikën shqiptare.