Pse Brooklyn dhe Nicola munguan në dasmën e Selena Gomez?
Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, kanë realizuar një set fotografik tepër intim për markën e modës EXPRESS këtë javë, duke u shpallur fytyrat zyrtare të koleksionit më të ri Icons of Style.
Çifti, që shpesh cilësohen si “çifti ikonë” i momentit, u prezantuan me një video silueteje të publikuar në Instagram, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe elegante. Ky set vjen menjëherë pasi u zbulua arsyeja pse Brooklyn dhe Nicola nuk morën pjesë në dasmën e Selena Gomez me producentin Benny Blanco.
Në eventin madhështor, thuhet se ishin ftuar rreth 170 persona, përfshirë miqtë e ngushtë të Selenës si Taylor Swift, aktorët Martin Short dhe Steve Martin, si dhe emra të tjerë të njohur si Paris Hilton dhe Ed Sheeran.