Gashi bashkon forcat me gjigandin e modës…
Reperi me origjinë shqiptare, Gashi ka zbuluar se është autor i të gjithë soundtrack-ut për sfilatën e fundit të brandit prestigjioz Kith, që rikthehet pas gjashtë vitesh në pasarelë.
Në një postim emocionues në Instagram, ai tregoi se lidhja e tij me themeluesin e Kith, Ronnie Fieg, nis që nga viti 2012, kur u njohën dhe miqësia e tyre u shndërrua në një raport mentor–nxënës.
Ronnie Fieg, një nga emrat më me ndikim në modë, është themeluesi i Kith dhe konsiderohet “mbreti i bashkëpunimeve”.
Ai ka punuar me dhjetëra brende të njohura botërore si Adidas, Nike, New Balance, ASICS, Puma, BAPE, si dhe me gjigantë të modës si Versace, Tommy Hilfiger, Polo Ralph Lauren.