Flet nëna e ish-të dashurit të Taylor Swift: Jam e lumtur që s’jam më vjehrra e saj!
Nëna e ish-të dashurit të Taylor Swift hodhi “një thumb” ndaj ikonës së pop-it, duke thënë se është e lumtur që i biri nuk ka më lidhje me të.
Denise Welch, nëna e këngëtarit kryesor të grupit “The 1975”, Matty Healy ishte e ftuar në emisionin “Watch What Happens Live” me Andy Cohen të enjten dhe gjatë bisedës së tyre, Andy përmendi “fjalën T”.
“Të mos qenit vjehrra e saj është një rol që jam e lumtur që e humba.” Sigurisht që edhe Taylor Sëift ka vazhduar përpara me historinë e saj të re të dashurisë me yllin e NFL-it, Travis Kelce… kështu që duket se në fund të gjithë morën atë që donin.