Winona Ryder e pranon: Kam qenë e dashuruar me Al Pacinon!
Winona Ryder ka folur hapur për pëlqimin që ka pasur dikur për Al Pacinon dhe se si ai e refuzoi atë duke i thënë se ishte ‘shumë e re’. Aktorja 53 vjeçare luajti përkrah aktorit legjendar, 85 vjeç në komedinë e vitit 2002, Simone.
Në një intervistë të re për ELLE UK, Winona kujtoi si ishte të punonte me një nga yjet më të mëdhenj të Hollivudit, duke pranuar se ishte e dashuruar me të. “Isha 22 vjeçe dhe i thashw: ‘Të dua, e di. Jam vërtet e dashuruar me ty dhe ai më tha: ‘Ah, zemër, jooo”, tregoi Winona.
“Pastaj, rreth 10 vjet më vonë, e takoj të dashurën e tij më të re se unë,” tha ajo me shaka, dhe shtoi: “Ende luaj poker me të ndonjëherë. Është fantastike.”