Sorry, no posts matched your criteria.

10 vjet burg për mjekun e Matthew Perry

Salvador Plasencia është deklaruar fajtor për shpërndarjen e paligjshme të ketaminës ndaj aktorit të njohur Matthew Perry, i njohur për rolin e tij në serialin “Friends”.

Doktori është personi i katërt që përballet me drejtësinë në kuadër të hetimeve mbi vdekjen e aktorit të njohur. Edhe pse mjeku nuk ishte përgjegjës për dozën vdekjeprurëse që i mori jetën aktorit, rrëfimi i tij ka hedhur dritë mbi mënyrën se si ai abuzoi me profesionin dhe dështoi ta mbronte pacientin e tij, i cili ishte i njohur për betejën me varësinë. Ai pranoi se kishte dorëzuar Perry-t dhe asistentit të tij 20 shishe me ketaminë, shiringa dhe tableta për thithje brenda një periudhe prej dy javësh.

Dorëzimi i lëndëve nuk ishte për qëllime mjekësore dhe shpesh ndodhte në ambiente të pazakonta, përfshirë një parking pranë një akuariumi. Në një nga komunikimet e tij me një tjetër mjek të përfshirë, Mark Chavez, Plasencia e konsideronte Mattheë  Perryn “idiot” dhe përmendte pagesa të larta deri në 12,000 dollarë për një vizitë në shtëpi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com