Sorry, no posts matched your criteria.

Rita Ora: “Në fund të të njëzetave ndihesha e shëmtuar”

Rita Ora ka pranuar se është ndjerë “e shëmtuar” në fund të të njëzetave të saj, sepse “nuk ishte aq e dobët sa të tjerët”.

Këngëtarja, 34 vjeç, u shfaq në podcast-in Happy Place të Fearne Cotton dhe tregoi se si marrëdhënia e saj me trupin ka ndryshuar vitet e fundit, duke zbuluar se dikur ndjehej sikur nuk ishte “seksi”.
“Mendoj se për mua ideja e të dukurit në një mënyrë të caktuar në fund të të njëzetave filloi të më godiste, sepse kisha pak energji, nuk kujdesesha për trupin tim, sëmuresha shpesh dhe nuk ndihesha sikur trupi im ishte tërheqës,” tha Rita.

“Nuk e pranoja idenë që, okej, nuk jam aq e dobët sa këta njerëz të tjerë – prandaj jam e shëmtuar. Dhe është vërtet e trishtueshme ta mendosh tani, sepse e di që nuk ishte e vërtetë. Është si ato momente në terapi kur përballesh me veten tënde të re dhe kupton që ajo vajzë ka qenë gjithsesi shumë e bukur.” u shpreh Rita Ora.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com