
Trendet e pranverës që thjesht s’duhet ti humbisni
Edhe pse dimri nuk ka ikur ende (dhe këto ditë të fundit të shkurtit janë kaq të ftohta), ne duam t’ju tregojmë se cilat do të jenë trendet e pranverës. Editorët e modës së Elle Magazine na kanë treguar se këtë pranverë janë disa artikuj dhe ngjyra që nuk duhet të mungojnë aspak në garderobën tuaj.
Fundet me bel të lartë
Nuk ka asgjë më të bukur sa të tregosh pak këmbë në momentin që temperaturat ngrohen. Këtë pranverë, gjithçka që duhet të keni në garderobën tuaj është një fund me bel të lartë…

Trendi i lingerie-ve
Është një stil që mund të përdoret gjatë gjithë vitit, por mezi po presim të përqafojmë këtë trend edhe për pranverën tonë. Korsetë janë perfekte për një natë të ngrohtë pranvere.

Pastel, pastel, pastel
ELLE mendon se paletet e pastelit janë ngjyrat e sezonit. Ngjyrat e ngrira si blu e lehtë, rozë e butë, e verdha dhe gjelbërta e pistakoios janë ato që nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj. Je gati për to? Unë e di që je.

“American Style”
Amerikana është rikthyer. Simbolet e Amerikës nuk është e thënë që duhet ti përdorni vetëm për Ditën e Pavarësisë, gjë që do të thotë se tani mund të jetë koha më e mirë për të veshur flamurin amerikan nëse ndiheni veçanërisht patriot.

Gati për piknik
Po këtë herë në rroba jo në mbulesat e tavolinave, që marrim shpesh me vete kur bëjmë një piknik me miqtë. Kuadratat do ti shihni kudo gjatë këtij sezoni ndaj bëhuni gati.
