Sorry, no posts matched your criteria.

Alaudin Hamiti tregon porositë që i ka dhënë Arbana Osmani përpara nisjes së Big Brother

Alaudin Hamiti, prezantuesi i njohur, tashmë është zyrtarizuar si moderatori i Big Brother VIP Kosova. Ai ishte së fundi i ftuar në emisionin ‘n’Za’ në televizionin publik RTK.

Në një bisedë me gazetarin Arbër Zeka, Hamiti u bë pjesë e një rubrike me pyetje sfiduese, mes të cilave duhet të zgjidhte disa alternativave. Ndër të tjera, ai ka treguar edhe se “Big Brother VIP Kosova” do të nisë transmetimin në vjeshtë në Klan Kosova.

Alaudini u pyet se cili ishte komenti i prezantueses së formatit në Shqipëri, Arbana Osmani, në një nga takimet e përbashkëta që kanë pasur së fundmi, si përfaqësues të shteteve që mbartin licensën e formatit “Big Brother”.

Me doza humori, Alaudini tha se Arbana ka thënë: “Edhe ju këtu?”.

Por përgjigjja e parë ishte me shaka. Në të vërtetë, Arbana, i ka thënë, mes të tjerave i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës.

Hamiti zbuloi se procesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovë ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur sekret për muaj të tërë.

Alaudini tregon edhe porosinë që Arbana i ka dhënë. Moderatori zbuloi se Arbana i ka thënë që nëse rregullat e patentës përmbushen, atëherë çdo gjë do të shkojë për mrekulli.

Alaudini është një moderator shumë i dashur për publikun e Kosovës. Jo vetëm kaq por ai ka edhe marrëdhënie të mira me shumë nga VIP-at.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com