Vëllezërit shqiptarë mahnisin jurinë e “America’s Got Talent”
Dy vëllezër nga Lundra e Tiranës, Arnold 25 vjeç dhe Artan 20 vjeç, janë paraqitur në spektaklin e famshëm të talenteve në SHBA, America’s Got Talent. Ata u prezantuan si akrobatë, edhe pse kishin profesione të tjera; Arnoldi si interior dizajner, ndërsa Artani është në vitin e dytë të studimeve për drejtësi.
Arnold dhe Artan Balla i kanë lënë jurinë me gojë hapur me perfomacën e tyre akrobatike. Ata kanë nisur të performojnë para jurisë së përbërë nga supermodelja Heidi Klum, aktorja Sofia Vergara dhe Simon Cowell. Një ushtrim që ka nevojë për përkushtim dhe disiplinë, i ka nderuar dy vëllezërit, teksa edhe të pranishmit në sallë brohorisnin.
Dy vëllezërit e kanë quajtur përvojën thjeshtë të mrekullueshme. Juria ka dhënë një “Po” të madhe dhe performacën e radhës do ta shohim në spektaklin tjetër.