Kastro Zizo së shpejti do të ketë një televizion krejtësisht të tijin
Jeta e Kastro Zizos është gati të ndryshojë për mirë sidomos në aspektin profesional. Në një intervistë të fundit për “Dite pas dite”, Kastro ka zbuluar për moderatoren Fjodora Fjora se së shpejti do të ketë një televizion kretësisht të tijin.
Ky nuk është më thjesht një plan, por diçka që është shumë pranë realizimit, me artistin që tha se është liçensuar për të hapur sinjalin e televizionit dhe është në fazën e provave teknike.
Sipas tij, televizioni do të jetë i formatit gjeneralist, pra me programe të shumta dhe të dedikuara, ndërsa skenografia do të jetë diçka ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim deri më tani. Nga ana tjetër ai tha se programet do të kenë si target një audiencë të caktuar, megjithëse nuk përmendi një grup të caktuar publiku.