Sorry, no posts matched your criteria.

Barcelona aprovon ligjin për ndalimin e duhanit në plazhe

Në Barcelonë ka hyrë në fuqi rregullorja e re, e cila e bën të paligjshme pirjen e duhanit në plazhet e Barcelonës.

Banorët janë paralajmëruar për masën që do t’i bëjë 10 plazhet e qytetit pa duhan gjatë gjithë vitit. 

Verën e kaluar, qyteti provoi një skemë të ngjashme në katër plazhe. Gjatë testit, studiuesit panë një rënie të dukshme të numrit të duhanpirësve në plazhe, edhe pse ata që shkelnin normën nuk u gjobitën.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga bashkia e Barcelonës, më shumë se 80%  e banorëve ishin në favor të bërjes së plazheve pa duhan.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com