Nga filmi i ri në Netflix tek planet për një dasmë të madhe, rrëfehet Blerim Destani
Blerim Destani është një ndër aktorët më të njohur shqiptarë me një karrierë shumë të suksesshme edhe jashtë kufijve. Edhe pse me prejardhje nga Maqedonia, artisti ka treguar se ruan një lidhje shpirtërore me Shqipërinë dhe e viziton shpesh. Së fundmi, ai ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel ku ka zbuluar detaje nga jeta profesionale por edhe personale.
Aktori tregoi se do të jetë pjesëmarrës në serialin “Track” i cili do të shfaqet së shpejti në “Netflix”, xhirimet e së cilit sapo kanë përfunduar.
Përsa i përket jetës private, si gjithmonë shumë i kujdesshëm në atë që zbulon, aktori na la të kuptojmë që mbase shumë shpejt do të kemi një dasmë të madhe nga ai.
“unë nuk e di por ato që më njohin unë jetën private ta mbaj private, puna është punë, natyrisht që një dasmë e madhe është mirë të jetë por nuk i dihet. Një dasmë si i bëjmë ne shqiptarët akoma nuk e di”, tha aktori i njohur.
Më tej, ai zbuloi edhe arsyen se përse nuk ka mundur të vijë dot në Shqipëri në këto vitet e fundit.
“Ka katër vite që nuk kam qenë në Shqipëri, sidomos në Tiranë. Përparon çdo vit e më shumë. Komplimente për të gjithë ata që e ndërtojnë Shqipërinë. Jam një adhurues i Shqipërisë sidomos i Kosovës. Unë e kam prejardhjen nga Maqedonia dhe një herë në vit mundohem ti vizitoj këto vende por kam xhiruar jashtë dhe së ka rënë rruga të vij këtu por do jem tetë javë në Shqipëri e do të kem kohë ta vizitoj”, tha ai.